Shkollë për të gjithë

Shpallje për konkursin „Shkolla e së ardhmes – shkolla pa kufij“

Shkolla e së ardhmes – shkolla pa kufij

Kudo në planetin tonë, njerëzit lëvizin, largohen apo arratisen nga vendet e tyre. Ata largohen për një sërë arsyesh, largohen prej luftës dhe përndjekjes, prej varfërisë e rasteve emergjente, prej përmbytjeve dhe thatësirës. Pavarësisht arsyeve pse njerëzit vendosin të largohen, ata përshkojnë kontinente dhe oqeane, kalojnë kufij e male duke vënë jetën e tyre në rrezik. Arratisja dhe emigrimi i përkasin tashmë kohës që jetojmë. E me shumë gjasa njerëzit do të vazhdojnë akoma më shumë të largohen dhe arratisen prej vendeve të tyre. Sot në botë ka rreth 65 milionë njerëz që ndodhen në largim e arratisje, një shifër që nuk është parë që prej Luftës II Botërore. Një pjesë e vogël e njerëzvë që mundin ti mbijetojnë arratisjes, arrijnë në vendin tonë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e shoqërisë sonë.

Ajo cka shoqëria është, fëmijët e mësojnë në shkollë me bashkëmoshatarët e tyre. Të shkosh në shkollë nuk do të thotë vetëm të mësosh dhe të kalosh me sukses detyrat e matematikës. Do të thotë edhe të krijosh miqësi, që shpesh i rezistojnë kohës. Të shkosh në shkollë do të thotë edhe të zbulosh një talent tëndin, që do ta ndjekësh me vonë në jetë. Për këto arsye shkolla dhe edukimi është një e drejtë njerëzore. Një e drejtë që do ti mundësonte cdo fëmije e të riu fillimin e jetës. Pa arsimim, realizimi i ëndrrave do të ishte i vështirë. Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë nga mungesa e arsimimit.

Shumë fëmijë e të rinj në Gjermani nuk e kanë të mundur të ndjekin shkollën. Këto fëmijë e të rinj jetojnë në të ashtuquajturat “kampe të pritjes së refugjatëve”, duke humbur kështu shumë kohë duke pritur e duke u mërzitur derisa zyrat të vendosin mbi fatin e tyre. Atyre nuk u lejohet të ndjekin shkollën. Arsyeja e vetme e pritjes: ato vijnë nga vëndi i “gabuar”. Edhe pse fëmijët e prindërit e tyre kanë pasur mjaft arsye për tu larguar, vendet nga të cilat këto familje vijnë konsiderohen të sigurta. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë. Të paktën prindërit e këtyre fëmijëve duhet të kenë një shans që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet. Por kjo nuk ndodh.

Për pasojë, familjeve u duhet shpesh të qëndrojnë në kampet e refugjatëve dhe të presin që policia ti deportojë në vendet e tyre të origjinës. Kjo është e ardhmja e tyre dhe me sa duket në këtë të ardhme kufijtë luajnë një rol të madh. 256 fëmijë dhe të rinj kanë qënë në pritje në qëndra të tilla për gjatë vitit të kaluar (të dhënat 31 Dhjetor 2016), 134 prej tyre ndodheshin në këto qëndra prej me shumë se tre muajsh.

Dëshironim t`u pyesnim ju se si do të donit të ishte shkolla juaj, shkolla ku të gjithë fëmijët ëndërrojnë për një të ardhme, një shkollë në të cilën mund të bëjnë ate cka dëshirojnë. Si do të duhej të ishte një shkollë, në të cilën pak rëndësi ka vendi nga i cili gjithkush vjen – një shkollë pa kufij? Cfarë duhet të ndryshojë, cilat lëndë duhet të jepen mësim dhe si mund të organizohen ato? A janë klasat nga e para në të katërtën dhe nga e pesta deri në të dhjetën, një ide e mirë për njerëz që vijnë e largohen? A nevojiten libra, kur ka kaq shumë gjuhë e kultura të ndryshmë dhe ekziston interneti nëpër shkolla? Si mund të funksionojë të kuptuarit kur ka kaq shumë gjuhë? A nënkupton sot arsimimi, jo vetëm të diturit por edhe të kuptuarit?

Vizatoni ose skiconi idetë tuaja dhe na i dërgoni ato. Lereni fantazinë tuaj të lirë. Pranojmë idetë në akuarel, vizatime me lapsa me ngjyrë apo dhe vizatimet me laps të zi. Nëse mendoni të bëni kolazhe atëherë na coni ato. Idetë e paraqitura nuk duhet ti kalojnë përmasat e formatit A3. Nëse doni që mësuesit e mësueset t`ju ndihmojnë apo tju japin kohë gjatë mësimit për të realizuar idenë tuaj atëherë kjo do të ishte fantastike. Gjithsesi ju inkurajojmë të na paraqisni një prezantim apo ide individuale e të pavaruar!

Mund të na dërgoni idetë tuaja si klasë, grup apo në mënyrë individuale.

Kush mund të marrë pjesë dhe cili është cmimi që do të japim?

Pjesëmarrja është e hapur për nxënës dhe nxënëse nga klasa e parë fillore deri në vit të fundit gjimnaz (klasa e 12-të), si dhe për të gjithë fëmijët e të rinjtë që jetojnë në qendrat e pritjes së refugjatëve dhe nuk mund të ndjekin shkollën.

Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të ftuar në hapjen e ekspozitës, ku do të paraqiten të gjitha idetë e vizatimet. Hapja do të jetë në datë 26 Maj. Për vendin e mbajtjes së ekspozitës do të kontaktoheni përsëri. Në datë 27 Maj të gjithë pjesëmarrësit do të kënë mundësi të marrin pjesë në një Workshop Arti. Për vendin e workshopit do të njoftoheni më përpara.

Data e fundit e dërgimit të punimeve është 30 Prill 2017, në adresën: Sächsischer Flüchtlingsrat e.V., Dammweg 5, 01097 Dresden. Ju lutemi ti bashkangjitni punimit tuaj edhe deklaratën e dakordësisë për bërjen publike të punimeve.

Fushata „Shkollë për të gjithë“

Fushata ka në qendër jo vetëm mbrojtjen e interesave të fëmijëve dhe të rinjve në kampet e pritjes së refugjatëve, por edhe të atyre që pasi kanë mbushur 16 vjec duhet te kalojnë nga sistemi normal shkollor në atë profesional, si edhe të të rinjve të grupmoshës 18-27 vjec, të cilët duke mos qënë në zotërim të një diplome shkolle e kanë pothuajsë të pamundur aksesin në tregun e punës. Fushata në përmbajtjen e saj ka për qëllim kërkesat e mëposhtme:

  • Krijimi i kapaciteteve për nxënësit dhe të rinjtë që janë në moshën e arsimit të detyrueshëm, si dhe krijimi i infrastrukturës mbështetëse e mjedisit të përshtatshëm për këtë grup.
  • Zbatimi i rregullit për arsimin e detyruar, sidomos për aksesin në sistemin arsimor maksimumi dy javë pas mbërritjes në vendin/komunën/qytetin pritës . Kusht për këtë do të ishte një transferim më i shpejtë i azilkërkuesve në komuna e prefektura.
  • Aksesi në programet mësimore duhet të jetë në përputhje me nivelin arsimor dhe aftësinë e fëmijëve dhe të rinjve për të kuptuar, si dhe t`ju përshtatet kushteve të vecanta në të cilat ata ndodhen
  • Të rinjve deri në moshën 27 vjec është e rëndësishme tu krijohen mundësi për përfundimin e shkollës dhe marrjen e diplomës, nëpërmjet zgjerimit të kufirit të moshës së lejuar për arsimin e detyruar në shkollat profesionale
  • Aksesi për mbështetjen financiare (BAföG dhe BAB) duhet të zgjerohet për të gjithë azilkërkuesit e rinj e të rritur.

E drejta e autorit dhe përdorimi i mëtejshëm

Në kuadër të fushatës „Shkollë për të gjithë“ të ndërmarrë nga Këshillat Federalë të Refugjatëve, Shoqata Federale e Refugjatëve Minorenë të Pashoqëruar dhe organizata Të Rinj pa Kufij, si dhe me mbështetje të Bashkimit për Arsimim dhe Shkencë planifikojmë, që punimet me rezultate më të mira ti paraqesim nëpërmjet kartolinash si një fushatë sensibilizimi. Këto kartolina do ti drejtohen Ministrisë së Arsimit, ku në anën e pasme të kartolinës do të theksohet ideja „Shkollë për të gjithë“.

Të drejtat e autorit i takojnë personit i cili ka ideuar e krijuar punimet e artit dhe garanton që këto punime i kanë krijuar vetë. Punimi i dërguar nuk duhet tu jetë paraqitur apo treguar më parë konkurrentëve të tjerë. Pjesmarrësit i vendosin punimet e tyre në dispozicion të organizatorëve për publikim e përdorim në kuadër të fushatës „Shkollë për të gjithë“.

Për tu theksuar është që këto punime do ti adresohen Ministrisë së Arsimit. Përdorimi i mëtejshëm përfshin edhe publikimin e fotove në rrjetet sociale, mbi të gjitha Facebook. Organizatorët garantojnë anonimitetin. Dakordësia/lejimi i bërjes publike të fotove vlen deri në datë 30 Qershor 2018.

Declaration of Consent ALB